Jini në botë, jo prej botës!

Jini në botë, jo prej botës!

Unë nuk kërkoj që ti t’i heqësh nga bota, por që t’i ruash nga i ligu. Ata nuk janë nga bota (nuk i përkasin botës), sikurse unë nuk jam nga bota. – Gjoni 17:15-16

Shumë njerëz sot po jetojnë në një gjendje të përjetshme me ngarkesë, duke e stërmunduar veten deri në limite. Si rezultat, në prag të kolapsit, njerëzit jetojnë me gjithë llojet e stresit, presionit, shkurajimit dhe negativitetit. Lajmi i mirëështë qësi të krishterë, edhe pse mund të jemi në botë, sipas Gjoni 17, ne nuk jemi prej botës. Nuk kemi përse të operojmë prej sistemit të botës, duke reaguar njësoj si bota. Qëndrimi ynë dhe përqasja jonë duhet të jenë krejtësisht ndryshe.

Bota i përgjigjet vështirësive duke qënë të mërzitur dhe të shkurajuar, por sikurse edhe Jezusi tha tek Gjoni 14:27 që duhet të ndalojmë së lejuari vetën të shqetësohemi apo mërzitemi. Ky varg na tregon se qëndrimi ynë mund të jetë ndryshe nga ai i botës.

Kam vënë re se qëndrimi apo përqasja e duhur mund ta ndryshojnë një situatë krejtësisht. Qëndrimi i duhur hap dyert që Perëndia të punojë dhe të ndihmojë në mënyrë hyjnore. Qëndrimi i duhur ju lejon të jeni në botë por jo prej botës, edhe kur jeni të rrethuar prej saj.

Mbani mend se për shkak se jemi në Krishtin, jemi në gjendje t’u përafrohemi sfidave që përballojmë me qetësi dhe mënyrë të sigurt.


Lutje

Perëndi, ti the se edhe pse jam në botë, nuk kam përse të jem prej botës. Unë zgjedh qëndimet dhe mendësinë Tënde sot. Edhe pse në mes të kësaj bote, unë zgjedh të përgjigjem me paqen tënde dhe mendjen e Krishtit.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon