Rrëfejini të metat tuaja tek njerëzit të cilëve u besoni

rrëfejini të metat tuaja tek njerëzit të cilëve u besoni

Sepse nuk ka të fshehtë që nuk do të zbulohet, as sekret që të mos njihet dhe të dalë në dukje. – Luka 8:17

Shumë njerëz nuk ndihen rehat të flasin për gabimet e tyre dhe dobësitë. Përse nuk duam t’i themi hapur të tilla gjëra? Është për shkak se kemi frikë se çfarë do të mendojnë njerëzit. Kemi frikë se mos na refuzojnë, keqkuptojnë apo nuk do na duan, apo se mund të kenë një mendim ndryshe për ne nëse do të dinin gjithçka.

Të rrëfejmë të metat tona ka rëndësi për shërimin tonë emocional. Bibla thotë se të gjitha të fshehtat do të zbulohen, prandaj duhet të ndajmë lëndimet dhe dobësitë tona sot me njerëzit të cilëve u besojmë.

Kur unë fillova të merrja guximin dhe të ndaja me dikë për abuzimin në të shkuarën time, ishte shumë e vështirë emocionalisht. Kur flas për të shkuarën time, është njësoj sikur të jem duke folur për problemet e dikujt tjetër. Procesi i rrëfimit të dhimbjes dhe dobësive në jetën time ka sjellë shërim dhe restaurim.

Lutuni dhe kërkojini Perëndisë t’ju tregojë kujt mund t’i besoni dhe më pas përkushtojeni veten në një marrëdhënie për t’u hapur me ndershmëri. Ndërsa ndani së bashku, do të sillni shërimin e Perëndisë mbi njëri-tjetrin.


Lutje

Frymë e Shenjtë, më trego kë ke vendosur në jetën time me të cilin mund të ndaj të metat e mia, dobësitë dhe lëndimet. Unë dua të hap një derë më të madhe shërimi në jetën time dhe tyren.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon