
“Duaje të afërmin tënd porsi vetveten.” – Marku 12:31
Është e vështirë të shijosh jetën kur nuk e pëlqen veten. Njerëzit që nuk kanë mësuar ta pranojnë veten dhe të shkojnë mirë me veten, e kanë më të vështirë të pranojnë dhe të shkojnë mirë me të tjerët.
Unë kalova një kohë të vështirë të shkoja mirë me njerëzit, derisa me anë të Fjalës së Perëndisë, kuptova që vështirësia ime për të shkuar mirë me të tjerët i kishte rrënjët tek marrëdhënia që kisha me veten. Nuk më pëlqen vetja ime!
Bibla thotë që një pemë e mirë, prodhon fryt të mirë dhe një pemë e kalbur, do të prodhojë fryt të kalbur. Në të njejtën mënyrë, “fryti” i jetëve tona, vjen nga “rrënjët” tona. Nëse jemi të rrënjosur në turp, faj, inferioritet, refuzim, mungesën e dashurisë dhe pranim, etj., marrëdhëniet tuaja do të jenë në vështirësi.
Megjithatë, sapo të keni një zbulim të dashurisë pa kushte të Perëndisë për ju dhe të filloni të pranoni veten dhe të tjerët, me kohën këto rrënjë të reja do të prodhojnë fryt të mirë dhe marrëdhëniet tuaja do të lulëzojnë.
Ku janë mbjellë rrënjët tuaja? Hetoni zemrat tuaja sot dhe lutuni që Perëndia do t’ju mbjellë në tokën e dashurisë së Tij, që ju ta doni veten dhe më pas të tjerët. Sigurohuni që jeni të rrënjosur tek Ai.
Lutje
Perëndi, unë dua të jem i rrënjosur në dashurinë tënde për mua. Pa dashurinë tënde, unë nuk mund të dua veten apo të tjerët, prandaj e marr atë sot.