guxim për të qënë vetvetja

Guxim për të qënë vetvetja

Me ndihmën e Perëndisë do të kremtoj fjalën e tij; kam vënë besimin tim te Perëndia, nuk do të kem frikë. Çfarë mund të më bëjë njeriu? – Psalmeve 56:4

A jeni lodhur së luajturi lojëra, të maskoheni apo të përpiqeni të jeni dikush tjetër? A nuk do t’ju pëlqente liria për të qënë të pranuar kështu si jeni, pa presion për të qënë dikush që nuk dini si të bëheni? A do të donit të mësoni si të jeni unikë dhe t’i rezistoni nxitjes për të qënë dikush tjetër?

Nëse doni të mposhtni pasiguritë dhe të jeni personi që Perëndia ju ka thirrur për të qënë, duhet të guxoni të jeni ndryshe. Mungesa e lumturisë dhe acarimi vijnë kur refuzojmë të jemi unikë dhe përpiqemi të jemi si njëri-tjetri.

Perëndia do që ta pëlqeni dhe ta pranoni personin që Ai ju ka krijuar të jeni, në vend që të përpiqeni të jetoni me pritshmëritë e njerëzve të tjerë apo të jeni personi që mendoni se ata presin që ju të bëheni. Duhet të pyesni veten: “A po kënaq njerëzit apo Perëndinë?” Paqja dhe gëzimi i vërtetë në jetë vijnë kur përqëndrohemi të kënaqim Perëndinë, jo njeriun.

Perëndia e dinte çfarë po bënte kur ju krijoi. Jeni individë unikë, të krijuar sipas imazhit të Perëndisë! Pranojeni veten si një krijesë e re në Krishtin Jezus dhe fitoni sigurinë dhe vetbesimin duke zbuluar kush jeni në Të.


Lutje

Perëndi, unë nuk i frikësohem njeriut, unë dua të gjej siguri dhe vetbesim në marrëdhënien time me Ty. Sot, unë guxoj të jem individi unik që Ti e ke krijuar. Uën dua të të kënaq Ty.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon