Vazhdoni përpara dhe shijoni përparimin tuaj

Vazhdoni përpara dhe shijoni përparimin tuaj

Fjala jote është një llambë në këmbën time dhe një dritë për shtegun tim. – Psalmeve 119:105

Është e vërtetë se të gjithë kemi vend për t’u rritur dhe përmirësuar në marrëdhënien tonë me Perëndinë. Unë shkurajohesha për sa larg më duhej të shkoja, dhe dukej sikur kjo gjë më rrinte para syve çdo ditë, ndonjëherë edhe për çdo orë. Mbaja një frikë të vazhdueshme të dështimit, një ndienjë që nuk isha kush kisha nevojë të isha, nuk po bëja mjaftueshëm dhe duhet të përpiqesha më shumë. Edhe kur përpiqesha më shumë, thjesht dështoja përsëri.

Tani kam përvetësuar një qëndrim të ri: Nuk jam aty ku kam nevojë, por falë Perëndisë nuk jam aty ku isha më parë. Jam mirë dhe jam rrugës duke vazhduar përpara! Tani e di me gjithë zemrën time që Perëndia nuk është i inatosur me mua thjesht sepse nuk kam arritur akoma aty ku duhet. Ai është i kënaqur që po përpiqem të vazhdoj dhe të qëndroj në rrugën që Ai ka përgatitur për mua.

Nëse ne do të “vazhdonim të vazhdonim” Perëndia do të ishte i kënaqur me përparimin tonë. Ai ka premtuar të ndriçojë shtegun përpara nesh. Ndoshta nuk e dimë rrugën, dhe do të frikësohemi hera herës, por Perëndia është besnik, ai e shikon përparimin tuaj, Ai është krenar për ju dhe do t’ju ndihmojë të qëndroni në shtegun e duhur!


Lutje

Perëndi, unë nuk do të shkurajohem për gjendjen ku ndodhem. Më ke sjellë kaq larg, dhe e di që Ti do të vazhdosh të ndriçosh shtegun tim.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon