Besoja Zotit

Besoja Zotit

Besoja Zotit veprimet e tua dhe planet e tua do të realizohen. (FJALËT E URTA 16:3)

Nëse duam të kemi një marrëdhënie të ngushtë me Perëndinë dhe të jetojmë jetë që janë vërtet të dorëzuara tek Ai, duhet të marrim gjithçka jemi dhe t’i themi Atij: “Perëndi, ta dorëzoj këtë ty. Ta dorëzoj ty këtë problem. Ta dorëzoj ty këtë situatë. Ta dorëzoj ty këtë marrëdhënie. E çliroj plotësisht dhe e lë mënjanë. Nuk mund ta përballoj. Nuk do të shqetësohem më dhe nuk do të përpiqem të zgjidh gjithçka. Do të të lë Ty të kujdesesh për to. Perëndi, po ashtu të dorëzoj edhe veten time sepse nuk mund të bëj asgjë, as për veten time. Të dorëzoj gjithçka ty. T’i dorëzoj fuqitë dhe dobësitë e mia. Dua të ndryshojë, por duhet të më ndryshosh Ti.” Ishte një ditë e shënuar për mua kur më në fund mësova se i përkiste Perëndisë të më ndryshonte ndërsa mua të besoja!

Psalmi 37:5 thotë, “Vendose fatin tënd tek Zoti, ki besim tek ai dhe ai ka për të vepruar.” Çfarë do të thotë ta vendosim fatin tonë te Zoti? Do të thotë t’ia “besojmë” veprimet Atij dhe jo vetes. Kur problemet dhe arsyetimet tona njerëzore ia besojmë Zotit, që do të thotë ia dorëzojmë plotësisht Atij, atëherë Ai ndryshon mendimet tona që ne të dëshirojmë atë që dëshiron Ai. Kur ndodh kjo, planet tona do të kenë sukses sepse janë në të njëjtën linjë me planet e Perëndisë. Çliroje sot veten dhe gjithë merakosje e çlodhu që të dëgjosh Perëndinë teksa të flet.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Besoja të gjitha problemet e tua Perëndisë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon