Besojini Perëndisë Plotësisht

Besojini Perëndisë Plotësisht

Gjeta strehë te ti, o Zot; (PSALMI 31:1)

Më kujtohet kur Perëndia më tha të lija punën time me kohë të plotë, ku unë po fitoja shumë para. Ai filloi të punonte me mua, duke më thënë, “Ti duhet ta lësh atë punë dhe të qëndrosh në shtëpi për t’u përgatitur për shërbesë.”

Unë nuk iu binda menjëherë për shkak se kisha frikë të lija punën time. Mbi të gjitha, si ta dija unë me siguri, nëse kisha dëgjuar vërtetë nga Perëndia? Ai vazhdoi të punonte me mua derisa më në fund unë bëra një marrëveshje me Të, duke thënë “ Unë nuk do ta lë punën time me kohë të plotë, por do të punoj me kohë të pjesshme.”

Kështu që vazhdova të punoj me kohë të pjesshme sepse kisha frikë t’i besoja Perëndisë plotësisht. Deivi dhe unë nuk kishim më të ardhura njësoj si më parë, por unë kuptova që mund të mbijetonim edhe me më pak para se kishim më parë. Ne duhet të shkurtonim shpenzimet tona, por ishim në gjendje të paguanim faturat tona. Dhe gjithashtu kisha më shumë kohë për t’u përgatitur për shërbesë. Ky dukej
si një plan i mire, por nuk ishte plani i Perëndisë.

Unë mësova që Perëndia nuk dëshiron të bëjë “marrëveshje” dhe përfundova duke u përjashtuar nga puna ime me kohë të pjesshme. Unë isha një punonjëse e mirë dhe nuk më kishin hequr nga puna kurrë më parë. Edhe pse nuk më pëlqenin rrethanat e mia, isha më në fund aty ku Perëndia dëshironte të isha – plotësisht e varur tek Ai.

Pa një punë, më duhej të mësoja t’i besoja Perëndisë për çdo gjë të vogël që kisha nevojë. Për gjashtë vjet, ne patëm nevojë për ndërhyrje hyjnore çdo muaj për të qenë të aftë të paguanim faturat tona, por gjatë asaj kohe mësova shumë për besnikërinë e Perëndisë. Ai gjithmonë ka siguruar dhe çfarë mësuam gjatë asaj përvoje bëri të mundur që ne t’i besojmë Atij për burimet që kemi nevojë tani për mbarëvajtjen e shërbesës ndërkombëtare. Unë ju inkurajoj t’i bindeni Perëndisë plotësisht dhe mos u përpiqni të bëni ujdi me Të sepse nuk do të funksionojë.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Kur ne negociojmë me Perëndinë, asnjëherë nuk jemi ne ata që fitojmë .

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon