Binduni Fjalës

Binduni Fjalës

Dhe bëhuni bërës të fjalës dhe jo vetëm dëgjues, që gënjejnë vetveten. JAKOBIT 1:22

Më kujtohet një grua e cila merrte pjesë në seminaret e mia. Ajo dëshpërimisht dëshironte të ishte e lirë nga plagët emocionale që e kishin lënë atë të pasigurte dhe plot frikë, por asgjë nuk kishte funksionuar për të. Në përfundim të seminarit, ajo më tha që tani e kuptonte pse nuk kishte bërë asnjëherë progres.

Ajo tha, “Joyce, unë u ula me një grup zonjash që kishin pothuajse të njëjtat probleme si unë. Hap pas hapi Zoti i kishte çliruar ato. Ndërsa i dëgjoja, i dëgjova të thoshin: ‘Zoti më drejtoi të bëja këtë, dhe unë e bëra. Pastaj ai më drejtoi në një gjë tjetër, dhe unë e bëra atë. ” Kuptova që Zoti më kishte thënë gjithashtu të bëja të njëjtat gjëra. Dallimi i vetëm ishte ato bënë atë që Ai u tha për të bërë, kurse unë nuk e bëra. “

Për të jetuar në një marrëdhënie të ngushtë me Perëndinë dhe për të marrë ato që Ai premtoi, duhet t’i bindemi Fjalës. Ne duhet të bëhemi bërës të Fjalës dhe jo vetëm dëgjues të saj. T’i bindesh Fjalës së Perëndisë kërkon qëndrueshmëri dhe zell. Le të jemi të dedikuar dhe të përkushtuar për të ndjekur udhëheqjen e Perëndisë.


Rruga e Perëndisë funksionon. Dhe nuk ka asnjë mënyrë tjetër. Merrni një vendim të qartë për t’iu bindur Fjalës së Tij hap pas hapi, çdo ditë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon