Favori i Zotit

Favori i Zotit

Dhe Jezusi rritej në dituri, në shtat dhe në hir përpara Perëndisë dhe njerëzve. LUKA 2:52

Që nga fëmijëria, Jezusi eci në favorin e mbinatyrshëm të Perëndisë dhe njerëzve. Në fakt, sapo Ai filloi shërbesën e Tij publike, Ai ishte aq i popullarizuar, saqë mezi gjente kohë për t’u lutur dhe për t’u shoqëruar me Atin e Tij qiellor. Edhe ata që nuk besuan në Të e kuptuan se Ai gëzonte favorin e Perëndisë. Kur farisenjtë dërguan roje për të arrestuar Jezusin, ata u kthyen duke thënë: “Asnjeri nuk ka folur kurrë si ai njeri!”. (Gjoni 7:46). Deri në fund të jetës së Tij, madje edhe në kryq, ai favor dhe fuqi e veçantë u njoh (Luka 23:47–48).

Kjo është mënyra se si ne duhet ta shohim veten: si të favorizuarit e Zotit. Ai nuk na sheh si krijesa të dobëta, të pafuqishme, mëkatare. Ai na sheh të veshur me drejtësi, të veshur me këpucë paqeje, të stolisur me armaturën e plotë të Perëndisë dhe duke përdorur shpatën e Frymës, që është Fjala e Zotit (Efesianëve 6:13–17). Kështu duhet ta shohim veten. Fëmijët tanë kanë favor prej nesh dhe sa herë që mundemi, ne i ndihmojmë ata. Vetëm mendoni se sa më shumë kjo duhet të jetë e vërtetë për ne si fëmijët e Perëndisë. Pavarësisht se si mund t’i dukemi vetes apo të tjerëve, ne nuk duhet të harrojmë kurrë se Perëndia mund të ndriçojë dritën e favorit të Tij mbi ne, ashtu siç bëri për Jezusin!


Shikoje veten si Perëndia të shikon dhe gëzohu me trashëgiminë që ke në Të.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon