Themeli në Shkëmb

Themeli në Shkëmb

Ai u tha atyre: ‘’Po ju, kush thoni se jam unë?’’. Dhe Simon Pjetri duke u përgjigjur tha: ‘’Ti je Krishti, Biri i Perëndisë të gjallë’’. MATEU 16:15-16

Kur Pjetri tha që Jezusi ishte Krishti, Biri i Perëndisë së gjallë, kjo ishte një deklaratë besimi. Në bërjen e kësaj deklarate, Pjetri ishte duke shfaqur besim.

Unë nuk mendoj që Pjetri nuk e bëri atë deklaratë në mënyrë rastësore. Mendoj që ai e bëri këtë me bindje dhe siguri që e impresionoi Jezusin sepse Ai menjëherë iu drejtua Pjetrit dhe i tha që ai ishte i bekuar. Ai vazhdoi të thoshte që mbi atë themel të fortë shkëmbor besimi do të ndërtonte kishën e Tij.

Jezusi po i thoshte Pjetrit, “Nëse ti e ruan këtë besim, do të jetë një substancë shkëmbore në jetën tënde mbi të cilën unë do të mund të ndërtoj mbretërinë time në ty, dhe nëpërmjet teje. Besimi yt do të zhvillohet në atë mënyrë që as portat e ferrit nuk do të mund të fitojnë kundër teje.”

Ka patur shumë herë në jetën time kur kam qenë e dekurajuar dhe nuk kam ditur se çfarë të bëj, ose kam ndjerë se asgjë nuk po funksiononte dhe që të gjithë ishin kundër meje. Fjalët që kam dëgjuar vazhdimisht janë “ Vetëm beso.”


Premtimi nuk ishte vetëm për Pjetrin. Jezusi po thotë të njëjtën gjë për ty dhe për mua. Vetëm Besoni!

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon