Njihe Perëndisë si Atin Tënd

Njihe Perëndisë si Atin Tënd

Dhe ai u tha: ‘’Kur të luteni, thoni: “Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullneti yt si në qiell edhe në tokë. LUKA 11:2

Për shumë vite lutesha me anë të “Lutjes së Zotit”, dhe nuk e dija vërtetë Perëndinë si Atin tim. Nuk kisha asnjë lloj marrëdhënie personale me Perëndinë. Thjesht përsërisja diçka që kisha mësuar.

Nëse dëshironi të jeni pranë Zotit dhe të jeni efektivë në jetën tuaj të lutjes, është e rëndësishme ta njihni Perëndinë si Atin tuaj. Kur dishepujt i kërkuan Jezusit t’i mësonte ata si të luteshin, Ai i mësoi atyre atë që ne e quajmë “ Lutja e Zotit”, që është një thesar shpirtëror i parimeve për lutje. Por mbi të gjitha, Jezusi e filloi duke i udhëzuar ata të thoshin: “Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt.”

Jezusi po u tregonte atyre marrëdhënien e privilegjuar që Ai erdhi t’i sillte çdo besimtari. Ai u tha atyre se mund të kishin një marrëdhënie me Perëndinë si Atin e tyre nëse prisnin të shkonin tek Ai në lutje. Mos shkoni te Perëndia si dikush nga i cili keni frikë, por zhvilloni një marrëdhënie Atë-Fëmijë me Të. Kjo marrëdhënie intime do t’ju japë lirinë t’i kërkoni Atij gjëra që nuk do t’i kishit kërkuar nëse do të kishit një marrëdhënie të largët dhe të ngurtë me Të.

Aty ynë qiellor na do dhe Ai na vështron gjatë të gjithë kohës.
Mësoni të shijoni Perëndinë.


Kur ju luteni, mbani mend që keni një At të dashur, i Cili është duke iu dëgjuar.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon