Vepra e Perëndisë Në Jetën Tënde

Vepra e Perëndisë Në Jetën Tënde

Dhe ne të gjithë, duke soditur fytyrëzbuluar lavdinë e Zotit si në pasqyrë, transformohemi në të njëjtën shëmbëllim nga lavdia në lavdi, posi prej Frymës së Zotit. 2 KORINTASVE 3:18

Perëndia na ndryshon nga një shkallë lavdie në tjetrën, por mos harroni të shijoni lavdinë në të cilën jeni tani, ndërsa jeni duke shkuar për në shkallën tjetër. Mos e krahasoni veten me njerëzit e tjerë, ose mos shqyr- toni atë që Perëndia po bën për ju në krahasim me atë që Ai po bën për ta. Secili prej nesh është një individ dhe Zoti na trajton ndryshe, sipas asaj që Ai e di se kemi nevojë.

Ju mund të mos vini re ndryshime në baza ditore, por unë dua të zgjoj besimin tuaj në mënyrë që të besoni se Perëndia është duke punuar, ashtu siç tha Ai se do të bënte. Mbani mend, ne shohim pasi besojmë, jo më parë. Ne luftojmë me veten për shkak të gjithçkaje që nuk jemi, kur mund të lavdërojmë dhe adhurojmë Perëndinë për gjithç- ka që jemi. Ndërsa ne e adhurojmë Atë për atë që Ai është, ne shohim gjëra të çliruara në jetën tonë të cilat nuk mund t’i kishim bërë kurrë të ndodhnin vetë.

Ndërsa adhurojmë Zotin, çlirohemi nga zhgënjimi. Ne hyjmë në pre- hjen e Zotit dhe fillojmë ta shijojmë jetën më shumë se kurrë. Të metat që kemi fillojnë të zhduken dhe karakteri i Zotit çlirohet në jetën tonë.


Ne çlirojmë punën e Perëndisë në jetën tonë ndërsa çlirojmë besimin tonë në Të.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon