Hir Për të Qenë Ambasadorët e Tij

Hir Për të Qenë Ambasadorët e Tij

Ne, pra, bëhemi lajmëtarë për Krishtin, sikurse Perëndia të këshillonte nëpërmjet nesh; dhe ne ju këshillojmë juve për hir të Krishtit: Pajtohuni me Perëndinë! 2 KORINTASVE 5: 20

Një herë ndërsa po lexoja për një shërbenjës të famshëm dhe për besimin e tij të madh, u impresionova thellësisht nga të gjitha gjërat e mrekullueshme që ai bëri në shërbesën e tij. Mendova, Zot, unë e di që jam e thirrur, por nuk do të bëj dot kurrë gjëra të tilla. Po aq shpejt ndjeva Zotin t’i fliste zemrës time: “Pse jo? A nuk je ti rrëmujë si të gjithë të tjerët?”

E shihni, shpesh mendojmë të kundërtën. Ne mendojmë se Perëndia po kërkon njerëz që “i kanë të gjitha në rregull”. Por kjo nuk është e vërtetë. Fjala e Perëndisë thotë se Perëndia në hirin dhe favorin e Tij zgjedh gjërat e dobëta dhe të marra të botës për të turpëruar të mençurit (1 Korintasve 1:27). Ai po kërkon ata që do ta përulin veten dhe do ta lejojnë Atë të kryejë vullnetin e Tij nëpërmjet tyre.

Nëse ti do të jesh i kujdesshëm për të mos u bërë krenar, Zoti mund të të përdor po aq fuqishëm sa çdo burrë apo grua tjetër që ka bërë gjëra të madhe në Perëndinë. Ai nuk na zgjedh neve sepse jemi në të aftë, por thjesht sepse jemi të disponueshëm. Edhe kjo është pjesë e hirit dhe favorit të Perëndisë që Ai derdh mbi ne kur na zgjedh të jemi ambasadorët personalë të Krishtit.


Perëndia dëshiron që ti të kesh një ëndërr për jetën tënde. Dhe Ai dëshiron që ti të ecësh me anë të hirit të Tij ndërsa e vendos besimin tek Ai.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon