Vendos Të Vazhdosh Përpara

Vendos Të Vazhdosh Përpara

Dhe sa për ju, o vëllezër, mos u lodhni së bëri të mirën. 2 THESALONIKASVE 3:13

Të gjithë ne duhet të përballemi me zhgënjimin në kohë të ndryshme. Asnjë person i gjallë nuk ka gjithçka në jetë ashtu siç dëshiron ai, ashtu siç e pret.

Kur gjërat nuk përparojnë ose nuk janë të suksesshme sipas planit tonë, emocioni i parë që ndjejmë është zhgënjimi. Kjo është normale. Nuk ka asgjë të gabuar me të ndjerit i zhgënjyer. Por ne duhet të dimë se çfarë të bëjmë me atë ndjenjë, ndryshe ajo do të kalojë në diçka më serioze.

Në botë ne nuk mund të jetojmë pa përjetuar zhgënjim, por në Jezusin ne gjithmonë mund të gjejmë përgjigje.

Apostulli Pal deklaroi se një mësim i rëndësishëm që ai kishte mësuar në jetë ishte të harronte ato që kishte lënë pas dhe të prirej drejt atyre që kishte përpara! ( Filipianëve 3:13-14)

Kur ne zhgënjehemi, menjëherë duhet të marrim qëndrimin e duhur. Ne do të lëmë në harresë shkaqet e zhgënjimit dhe do të priremi përpara gjërave që Perëndia ka për ne. Ne marrim një vizion të ri, plan, ide, një pamje të freskët, një mendësi të re, dhe ne ndryshojmë fokusin tonë. Ne vendosim të vazhdojmë përpara!


Çdo ditë është një fillim krejt i ri! Ne mund të heqim dorë nga zhgënjimet e djeshme dhe t›i japim Zotit një shans për të bërë diçka të mrekullueshme për ne sot!

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon