Ji një luftëtar

Ji një luftëtar

Lufto luftën e drejtë të besimit, rrok jetën e përjetshme, në të cilën u thirre dhe për të cilën ke bërë rrëfimin e mirë të besimit përpara shumë dëshmitarëve. 1 TIMOTEUT 6:12

Ashtu si apostulli Pal tha se ai kishte luftuar luftën e mirë të besimit (2 Timoteut 4:7), kështu ai e udhëzoi dishepullin e tij të ri Timoteun që të luftonte luftën e mirë të besimit. Kjo do të thotë që ne duhet t’i besojmë Perëndisë në çdo kohë dhe të mos dorëzohemi kurrë!

Një pjesë e luftimit të luftës së mirë të besimit është aftësia për të njo- hur armikun. Për sa kohë që ne jemi pasivë, Satani do të na mundojë. Asgjë nuk do të ndryshojë në situatën tonë nëse gjithçka që bëjmë është thjesht të ulemi dhe të dëshirojmë që gjërat të ishin ndryshe. Ne mund të zgjedhim të ndërmarrim veprime. Shumë shpesh ne nuk lëvizim kundër armikut kur ai vjen kundër nesh me dekurajim, frikë, dyshim ose faj. Ne i dëgjojmë gënjeshtrat e tij, por duhet t’i themi atij të largohet prej nesh!

Unë dhe ti nuk duhet thjesht të godasim me grushte djallin; në vend të kësaj, ne mund të jemi luftëtarë. Ne mund të qëndrojmë të patundur në besim dhe të dimë se Perëndia është i mirë dhe se gjëra të mira do të na ndodhin. Perëndia është besnik dhe ne do ta shohim bekimin e Tij të mani- festuar në jetën tonë nëse nuk dorëzohemi. Qëndroni të vendosur! Luftoni! Ngrini lart mburojën tuaj të besimit! Zoti është në anën tuaj dhe është e pamundur që ju t’i humbni betejat tuaja nëse e ndiqni Atë.


Qëndroni kundër Satanit kur ai përpiqet të fitojë terren dhe ai kurrë nuk do të ketë një fortesë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon