Buzëqeshni!

buzëqeshni!

Një zemër e gëzuar e bën të lumtur fytyrën, por nga pikëllimi i zemrës fryma dërrmohet. – Fjalët e Urta 15:13

Të gjithë dinë të buzëqeshin. Është një nga dhuratat më të mëdha që Perëndia na ka dhënë. Një buzëqeshje i bën njerëzit të ndihen mirë, dhe njerëzit duken shumë bukur kur buzëqeshin. Kur gëzimi në jetën tuaj është i dukshëm, transmetohet tek të tjerët. Kur gëzimi i Perëndisë kyçet përbrenda dhe nuk lejohet të dalë në sipërfaqe, njerëzit përreth privohen nga një përvojë e kënaqshme dhe freskuese.

Shumë njerëz nuk e kuptojnë se si shprehja e gëzimit do të ndryshojë rrethanat dhe ndoshta jetët e të tjerëve. Kur jetohet me gëzimin e Zotit, rrethanat negative dhe dëshpëruese zhduken. Kur thellë brenda nesh kemi gëzimin e Tij, nuk mund ta mbajmë të fshehur por ta tregojmë me një buzëqeshje!

Nuk e kisha menduar kurrë që buzëqeshja të ishte një çështje kaq serioze, por Perëndia më ka treguar sa revolucionare mund të jetë një buzëqeshje. Gëzimi i shprehur përmes shkëlqimit të buzëqeshjes sjell gjëra të mira në jetën tuaj dhe ndan gëzimin dhe dritën e Zotit me të tjerët…prandaj, buzëqeshni!


Lutje

Zot, më kujto të buzëqesh çdo ditë! Ti më ke dhënë gëzim të madh dhe unë dua ta tregoj dhe të ndriçoj jetët e të tjerëve!

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon