Shpresë: parashikimi i gëzueshëm i gjërave të mira

shpresë: parashikimi i gëzueshëm i gjërave të mira

Pritja e zgjatur e ligështon zemrën, por dëshira e plotësuar është një dru i jetës. – Fjalët e Urta 13:12

E përkufizoj shpresën si “parashikimi i gëzueshëm i gjërave të mira.” Kur parashikojmë mirësinë e Perëndisë në jetët tona, hap dyert për një lumturi më të madhe. A jeni duke shpresuar me ngulm që të ndodhë diçka e mirë?

Për sa kohë që jetojmë, ne gjithmonë do të drejtohemi për diku. Perëndia na krijoi të jemi vizionarë të orientuar drejt qëllimit. Pa një vizion, ne mërzitemi dhe jemi të pashpresë. Sipas Fjalëve të Urta 13:12, pritja e gjatë e ligështon zemrën, por dëshira e plotësuar është një dru i jetës.

Perëndia dëshiron të jetojmë sipas shpresës së tij që të shijojmë jetën.

Nuk do të jeni të lumtur nëse nuk keni shpresë. Sa më shumë shpresë të keni në Perëndinë, më të lumtur do të jeni. Shpresa beson se gjithçka do të kthehet për më mirë, shpresa është pozitive! Për të shijuar jetën, duhet të mbani një qëndrim të mirë, plot me shpresë. Perëndia është pozitiv dhe Ai do që të na ndodhin gjëra pozitive, prandaj mbushni veten me shpresën e Tij sot dhe jetoni me parashikimin e gëzueshëm të gjërave të mira.


Lutje

Perëndi, unë sot zgjedh të parashikoj mirësinë Tënde në jetën time. Ndërsa shpresa ime rritet, unë e di që edhe gëzimi im do të rritet. Zot, unë vendos shpresën time në Ty!

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon