Çelësi i Përmbushjes

Çelësi i Përmbushjes

Prandaj Zoti i ushtrive thotë tani: «Mendohuni mirë për sjelljen tuaj! (HAGAI 1:5)

Perëndia ka planifikuar një jetë të madhërishme, të mrekullueshme dhe përmbushëse për ty dhe mua, por nëse jemi qafë-fortë (shiko Eksodin 33:3) apo me zemër të ngurtë, atëherë do ta humbasim atë që Perëndia ka për ne. Kokëfortësia dhe mosbindja ndaj zërit të Perëndisë do ta na mbajë në shtigjet tona dhe nuk do të mundemi të ecim përpara. Kur e gjejmë veten në një gjendje të tillë, shpesh nuk ndalojmë të pyesim veten se ku qëndron problemi.

Vargu i sotëm tregon për një kohë kur njerëzit e Perëndisë ishin të pakënaqur dhe përjetuan shumë probleme, ndaj Perëndia u tha të mendoheshin për sjelljen e tyre. Shpesh here, kur njerëzit nuk janë të përmbushur në jetë, e kërkojnë ngado arsyen se përse po ndodh kështu, përveçse te vetja. Nëse nuk je i përmbushur në jetë, vepro ashtu siç u tha Perëndia njerëzve të Dhjatës së Vjetër “mendohu mirë për sjelljen tënde.” Kërkoji Perëndisë të të flasë në lidhje me “sjelljen tënde,” dhe kushtoji vëmendje asaj që të thotë. Më është dashur ta bëj këtë shumë herë, dhe si rezultat më është dashur të ndryshoj të menduarin, motivet apo sjelljen time.

Teksa mendova mirë për sjelljen time, gjatë asaj kohe kuptova se kisha qenë qafë-fortë, kokëfortë, doja të më dilte e imja, krenare dhe shumë gjëra të tjera që më kishin mbajtur larg progresit. Por, faleminderit Perëndisë, Ai më ndryshoi! Lutem që Ai do të vazhdoj të më ndryshoj e nuk do të ndaloj kurrë.

Dua gjithçka që Perëndia dëshiron të kem dhe asgjë që Ai nuk e do. I përkas Atij, po ashtu edhe ti. Ai dëshiron që ti të kesh një jetë të lumtur, të bekuar, të mrekullueshme, plot me kënaqësi dhe përmbushje. Nëse nuk po jeton këtë lloj jete, gjej kohë të mendohesh për sjelljen tënde; kërkoji Perëndisë të të tregojë se çfarë duhet të ndryshosh dhe pastaj vepro ashtu siç të thotë.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Mos ki frikë të përballesh me të vërtetën mbi veten, sepse ajo ka për të të çliruar.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon