Mos meditoni për zhgënjimet e vogla

mos meditoni për zhgënjimet e vogla

Do të mendoj thellë për urdhërimet e tua dhe do të marr në konsideratë shtigjet e tua. – Psalmeve 119:15

Lëndimi nuk vjen vetëm nga zhgënjimet e mëdha, si në rastin kur dështojmë të kryejmë një detyrë të cilën e donim shumë. Dhimbja e thellë emocionale mund të vijë nga një sërë acarimesh dhe irritimesh të papërfillshme. Prandaj duhet të dimë si të përballojmë zhgënjimet e vogla të çdo dite dhe t’i shqyrtojmë.

Kur përqëndroheni vazhdimisht në diçka, quhet meditim. Acarimet e vogla që vijnë çdo ditë, janë irrituese por kur mblidhen, duket pothuajse e pamundur të meditoni për diçka tjetër.

Në vend që të përpqëndroheni në problemet tuaja dhe të shkurajoheni, përqëndrohuni në Perëndinë dhe meditoni për premtimet e tij për jetën tuaj. Jeta mund t’ju rrëzojë, por ju nuk keni përse të qëndroni poshtë. Perëndia është gati t’ju kapë, i gatshëm t’ju ngrejë.

Kur zhgënjimet ju ulin poshtë, mund ose t’i lejoni t’ju shtypin ose t’i përdorni si gurë kalimi për në gjëra më të mira. Zgjidhni të përballni zhgënjimin nga fillimi duke medituar për shtigjet e Perëndisë. Ai ka gjëra më të mira për ju, dhe do t’ju ndihmojë të mposhtni zhgënjimet.


Lutje

Perëndi, sikurse Psalmeve 119:15 thotë, unë do të meditoj për Fjalën Tënde, jo për zhgënjimet e vogla që përpiqen të më rrëzojnë. Fjala jote është e fuqishme dhe jetë-dhënëse, prandaj e di që mund të mposht çdo zhgënjim duke parë nga Ty!

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon