Zgjidhni mendime më të mira dhe jetoni një jetë më të mirë

zgjidhni mendime më të mira dhe jetoni një jetë më të mirë

Vdekja dhe jeta janë nën pushtetin e gjuhës; ata që e duan do të hanë frytet e saj (për jetë a vdekje). – Fjalët e Urta 18:21

Ky varg na thotë qartë që vdekja dhe jeta gjenden në fjalët që flasim. Është shumë e rëndësishme të mësojmë të kontrollojmë gojën tonë, por kemi nevojë të sigurohemi për ta bërë në mënyrën e duhur.

Mendoj se disa njerëz përpiqen të kontrollojnë gojën e tyre por nuk bëjnë asgjë për mendimet e tyre. Është njësoj si të shkulim një bimë nga gjethet – nëse rrënja nuk është mbuluar, bima do të dalë përsëri në sipërfaqe. Nuk do ta kontrolloni asnjëherë gojën tuaj nëse nuk mësoni të kontrolloni mendimet tuaja.

Shpesh tundohemi të kemi mendime të gabuara, por nuk kemi përse t’i pranojmë. Ne mund të zgjedhim! Ne mund të zgjedhim qëllimisht mendime të duhura që të mund të flasim në mënyrë të duhur.

Mund të zgjidhni mendime që gjenerojnë jetë duke dëgjuar, duke lexuar, duke menduar dhe folur për Perëndinë dhe Fjalën e Tij. Çfarë është përbrenda jush do të gjejë rrugën për të dalë jashtë, prandaj kur e mbushni mendjen tuaj me gjëra të mira, pozitive, të fuqishme dhe jetë-dhënëse nga Perëndia, edhe fjalët tuaja do të jenë pozitive, të fuqishme. Jetë-dhënëse.


Lutje

Frymë e Shenjtë, unë dua të ndryshoj mendimet e mia që të flas fjalë jetë-dhënëse. Më ndihmo të ripërtërij mendjen time dhe Fjalën tënde që fjalët e mia të të reflektojnë ty.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon