dera është e ngushtë

dera është e ngushtë

Sepse e ngushtë (e mbushur me presion) është dera dhe e shtrënguar është udha që çon në jetë! Dhe pak janë ata që e gjejnë! – Mateu 7:14

Të ndjekim Perëndinë do të thotë të ecim përmes “derës së ngushtë.” Do të thotë të përballemi me vështirësi. Po listoj disa gjëra që kam mësuar se më ndihmojnë të vazhdoj të eci përpara:

  1. Fjala e Perëndisë është vija kufitare për jetën time. Përsa kohë që qëndroj brenda kufijve të vendosur në Shkrim, unë do të kem urtësi dhe kuptim të njoh çfarë kam nevojë të bëj dhe të kem çfarë më duhet në Krishtin. Perëndia është besnik dhe i vërtetë në Fjalën e Tij.
  2. Të jem e gatshme të përfundoj atë që kam filluar. Perëndia përdor njerëz të përkushtuar që nuk drejtohen nga emocionet. Është e thjeshtë të ngazëllehemi kur diçka e re nis, por ata që e kalojnë vijën e kufirit janë ata që vazhdojnë kur gjithë të tjerët nuk janë më të emocionuar.
  3. Kur askush nuk është aty për të më ndihmuar, unë mund të njoh Jezusin shumë më mirë. Dera e ngushtë e të jetuarit për Perëndinë dhe të mos konformohemi me botën, është e vetmuar. Por intimiteti i vërtetë që fiton me Krishtin është më i çmuar se gjithçka tjetër që mund të ofrojë bota.

Unë besoj që këto të vërteta t’ju ndihmojnë ashtu si më kanë ndiihmuar mua. Mbani mend që edhe pse do të ketë kundërshtime, çmimi për të ecur nëpër derën e ngushtë është shumë më i vlefshëm.


Lutje

Frymë e Shenjtë, unë dëshiroj të eci në rrugën e ngushtë, rruga për një jetë me Krishtin. Më mbaj në kufijtë e tu dhe më trego si të jetoj që të këmbëngul deri në fund.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon