Zoti shpëton

Zoti shpëton

Davidi shtoi: “Zoti që më shpëtoi nga kthetrat e luanit dhe nga panxha e ariut, do të më shpëtojë edhe nga dora e këtij filisteu.” Atëherë Sauli i tha Davidit: “Shko dhe Zoti qoftë me ty.” – 1 Samuelit 17:37

Në kohë të vështira, është e thjeshtë të ndihemi sikur Perëndia nuk mund të na shpëtojë. Për të forcuar besimin tuaj, mendoni për këto vargje biblike ku Perëndia ka shpëtuar fëmijët e Tij nga vuajtjet.

Davidi e dinte që mund të fitonte në luftë me Goliathin sepse Perëndia e kishte shpëtuar tashmë nga një luan dhe ari (1 Samuelit 17:37).

Në librin e profetit Daniel, kapitulli 3, Shadraku, Meshaku dhe Abed-Nego refuzuan dekretin e mbretit për të adhuruar idhujt e tij dhe vazhduan të adhuronin Perëndinë. Si rezultat, u hodhën në furrën e ndezur, shtatë herë më e nxehtë se zakonisht. Perëndia i shpëtoi plotësisht nga ky urdhërim saqë ata nuk nuhatën as erën e tymit! Ai edhe u shfaq me ta në atë zjarr!

Danieli shërben si një tjetër shembull i gatishmërisë dhe aftësisë së Perëndisë për të shpëtuar. Për shkak se iu lut Perëndisë, Danieli u hodh në gropën e luanëve. Ai e njihte një shpëtim të tillë, prandaj edhe doli nga kjo përvojë e hidhur i padëmtuar ndërsa armiqtë e tij ishin të mposhtur (shih Daniel 6).

A vini re ndonjë gjë këtu? Kur njerëzit e Perëndisë dalin me besim të bëjnë çfarë ata e dinë që Perëndia po u kërkon, Perëndia u përgjigjet dhe u jep fitore. Perëndia mund të shpëtojë fëmijët e Tij nga çdo rrethanë. Të jeni të sigurt që fuqia e Tij është më e madhe se problemet tuaja.


Lutje

Perëndi, kohë mbas kohe, Ti ke shpëtuar fëmijët e tu nga telashet dhe e di që nuk do të më lësh as mua. Ti je më shumë se i aftë të përballesh me situatën time, prandaj unë të besoj Ty.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon