gjaku i Jezusit

gjaku i Jezusit

“Njeriu i parë, Adami, u bë shpirt i gjallë (individ, personalitet); Adami i fundit (Krishti) frymë, që jep jetë (ngritja nga vdekja në jetë).” – 1 Korintasve 15:45

Koncepti i gjakut të Jezusit i ngatërron disa njerëz, por pa e kuptuar si duhet, besimtarët nuk mund të vlerësojnë fuqinë e tij.

Kur Adami mëkatoi, mëkati i tij kaloi me anë të gjakut të tij. Mbreti David e njeh këtë të vërtetë në Psalmin 51:5: “Ja, unë jam mbrujtur në paudhësi (gjendje) dhe nëna ime më ka ngjizur në mëkat (edhe unë jam mëkatar).”

Jezusi erdhi të shpengojë njerëzimin, të blejë lirinë tonë dhe të na restaurojë nga gjendja jonë fillestare. Si mund ta bënte Ai këtë me gjak mëkatar?

Te Letra e Parë drejtuar Korintasve 15:45, Jezusi referohet me Adamin. Për shkak se Ai u lind nga Perëndia, jo nga njeriu, ka jetë në gjakun e Jezusit dhe kur zbatohet si duhet, jeta në gjakun e Tij do të mundë dhe mposhtë vdekjen që punon në ne përmes mëkatit.

Perëndia do që të na restaurojë për të marrë vendin e autoritetit që na takon. Ai i ka bërë të gjithë rregullimet tashmë. Mund të themi që Ai “e ka vulosur marrëveshjen.” Çmimi i blerjes është paguar plotësisht. Ne jemi blerë me një çmim, gjakun e çmuar të Jezusit.


Lutje

Perëndi, unë jam shpenguar dhe jam në liri me anë të gjakut të Jezusit. Edhe pse jam lindur në mëkat, gjaku i Jezusit më ka pastruar. Faleminderit Zot!

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon