mjaftueshëm mirë

mjaftueshëm mirë

…Ai do të shikojë frytin e mundimit të shpirtit të tij (me gjithë pasojat, thotë Zoti). – Isaia 53:11

Për shumë nga ne, problemi më i madh është që nuk e pëlqejmë veten dhe me pamjen tonë të shpërfytyruar e bën të vështirë që të bësojmë se Perëndia mund të na dojë.

Për vite unë përballesha me të njëjtin problem. Shpenzova 75 përqind të kohës sime duke u përpjekur të ndryshoj veten, por gjithçka që bëra ishte ta stresoja veten më tepër ndërsa djalli mundohej vazhdimisht të më bënte të ndihesha fajtore. Nuk ndihesha asnjëherë mirë mjaftueshëm.

Isaia 53 na thotë se kur Jezusi vdiq për mëkatet tona, Ai mbajti edhe fajin tonë. Ai na deshi kaq shumë sa pagoi çmimin që ne të mos na duhej të vuanim me ndjenja të tmerrshme dënimi. Nëse shkojmë te Perëndia dhe me sinqeritet i kërkojmë të na falë, Ai e bën, prandaj nuk ka arsye për të jetuar në dënim.

Perëndia ju do dhe Ai do që ta besoni dhe ta merrni këtë dashuri gjithë kohën. Ai gjithashtu do që të jeni të lirë mga faji dhe dënimi. Perëndia thotë që ju jeni të mirë mjaftueshëm. Pranoni të sotmen dhe jetoni një jetë fitoreje.


Lutje

Perëndi, Biri Yt ka marrë gjithë fajin tim dhe ndëshkimin; në Krishtin unë jam mjaftueshëm. Unë e besoj këtë gjë sot dhe refuzoj të jetoj me barrën e fajit dhe dënimit. Unë kërkoj  faljen Tënde për mëkatet e mia dhe e pranoj atë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon