pranoni mendimet e duhura

pranoni mendimet e duhura

…të bëjmë rob çdo mendim që t’i bindet Krishtit (Mesias, të Vajosurit).  – 2 Korintasve 10:5

Si të krishterë, nuk kemi pse të pranojmë çdo mendim që na vjen në kokë. Përkundrazi, duhet të masim çdo mendim me standardin e Perëndisë, si na thotë vargu më sipër.

Shëmbull praktik: Nëse dikush ju lëndon, merrni vendimin e duhur në atë moment dhe vend, që të mos mërziteni me personin në ditët në vazhdim. Kjo vetëm i jep Satanit mundësinë të mbjellë fara hidhërimi.

Përkundrazi, mund të refuzoni çdo mendim negativ dhe refuzoni që gëzimi dhe paqja brenda jush të shterojnë.

Kthehuni te Perëndia dhe thoni: “At’, unë kam nevojë për forcën Tënde. Me besim unë zgjedh të marr hirin Tënd për të falur ata që më kanë keqtrajtuar apo kanë bërë diçka gabim ndaj meje. Të kërkoj t’i bekosh dhe më ndihmo të vazhdoj me jetën time. Në emrin e Jezusit, amen.”

Ndërsa mendjet tuaja ripërtërihen me Fjalën e Krishtit, mendimet tona do të ndryshojnë dhe do të jenë në një linjë me Shkrimin. Më pas, ditë mbas dite, do të vendosen dhe forcohen kufijtë e perëndishëm përreth mendimeve tona. Këta kufij nuk do të mbajnë jashtë vetëm mashtrimin e armikut, por do t’ju ndihmojnë të jetoni një jetë të perëndishme që e shijoni.


Lutje

Zot, dua të pranoj vetëm mendime të duhura që janë në një linjë me mënyrën Tënde të të menduarit dhe folurit. Më bëj vigjilent kur armiku sjell një mendim në rrugën time që unë të bëj çfarë Fjala Jote më thotë dhe ta zë rob për të tu bindur Ty.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon