nuk jeni asnjëherë vetëm

nuk jeni asnjëherë vetëm

“Përveç kësaj Zoti vetë ecën para teje; ai do të jetë me ty; nuk do të të lërë dhe s’ka për të të braktisur, mos u tremb dhe mos u tmerro.” – Ligji i Përtërirë 31:8

Pikëllimi dhe vetmia janë problemet kryesore me të cilët njerëzit përballen. Shpesh herë të dy problemet shkojnë paralel sepse shumë njerëz pikëllohen për shkak se ndihen vetëm. Në shërbesën tonë, shpesh marrim kërkesa lutjesh nga njerëz që kanë vështirësi me vetminë.

Fjala e Perëndisë na thotë qartë që nuk jemi vetëm. Ai do të na shpëtojë, ngushëllojë dhe shërojë. Kur përballeni me humbje të dhimbshme në jetën tuaj, mund të ndodhë të largoni shikimin nga kjo e vërtetë e thjeshtë.

Satani do që të besoni se jeni vetëm. Do që të besoni se askush nuk e kupton si ndiheni, por ai është gënjeshtar. Përveç se Perëndia është me ju, shumë nga motrat dhe vëllezërit në Krishtin mund të kuptojnë çfarë po përjetoni mendërisht dhe emocionalisht (shih 2 Korintasve 1:3-4).

Nuk jeni vetëm dhe asnjëherë nuk do të jeni vetëm, pavarësisht çfarë ju ndodh.

Ndoshta nuk e kuptoni shumë kur jeni të lënduar dhe dhimbja e humbjes po e lodh shpirtin tuaj, mbani mend dhe qëndroni në këtë të vërtetë: Perëndia ju do dhe ka një të ardhme më të mirë për ju. Shpresoni në Të dhe besojini Atij ta kthejë vajtimin tuaj në gëzim (shih Isaia 61:1-3).


Lutje

Perëndi, nuk arrij të shikoj gjithmonë të vërtetën përmes pikëllimit dhe vetmisë, por e di që Ti nuk më lë asnjëherë. Më ndihmo të mbaj mend që Ti je afër meje dhe më jep miqësi me të krishterë që do të më inkurajojnë të të kërkoj Ty edhe më shumë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon