në emrin e Tij

në emrin e Tij

Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se çdo gjë që t’i kërkoni Atit në emrin tim (i prezantuar si Unë Jam-i), ai do t’jua japë. …kërkoni dhe do të merrni, që gëzimi (lumturia, ngazëllimi) juaj të jetë i plotë. – Gjoni 16:23-24

Kur djali ynë i vogël ishte akoma në shkollë dhe unë dhe Djevi duhet të udhëtonim, ai qëndronte në shtëpi me njerëz që kujdeseshin për të. Ne duhet të firmosnim një dokument ligjor, që deklaronte se këta njerëz që po kujdeseshin për të, kishin të drejtën që në emrin tonë të merrnin vendime për kurimin e djalit tonë.

Këtë bëri Jezusi për dishepujt e Tij dhe për të gjithë ata që do të besojnë tek Ai. Ai tha që Perëndia do të përgjigjet kur lutemi në emrin e Tij. Ky është autoriteti që na është dhënë në emrin e Tij.

Emri i Tij, zë vendin e Tij, e përfaqëson Atë. Kur lutemi në emrin e Tij, është njësoj sikur të ishte duke u lutur Ai vet. Ky privilegj duket shumë i mrekullueshëm për t’u besuar! Por mund ta besojmë sepse Shkrimi e mbështet. Pra, përdorni autoritetin e emrit të Jezusit dhe përdoreni atë fuqi për të mposhtur të ligun dhe për të sjellë bekimet e Perëndisë në këtë botë.


Lutje

Perëndi, unë lutem me guxim në emrin e Jezusit, duke e ditur që Ti më dëgjon dhe je gati të më përgjigjesh. Faleminderit për privilegjin e mrekullueshëm për të përdorur emrin e Birin Tënd në lutje.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon