Dëshironi Perëndinë Më Shumë Se Bekimet E Tij

Dëshironi Perëndinë Më Shumë Se Bekimet E Tij

Sjellja juaj të jetë pa lakmi paraje dhe kënaquni me atë që keni, sepse vet Perëndia ka thënë: “Zoti është ndihmuesi im dhe unë nuk do të kem frikë; ç’do të bëjë njeriu?” —Hebrenjve 13:5

Sa nga ne mund të thonë me të vërtetë: “Unë nuk jam xheloz për të tjerët dhe as lakmitar për atë që të tjerët kanë. Nëse Perëndia ua ka dhënë, atëherë dua që t’i shijojnë.”

Fjala thotë: sjellja juaj të jetë pa lakmi paraje dhe kënaquni me atë që keni… (Hebrenjve 13:5). Unë besoj që Perëndia na teston për të parë nëse do të jetojmë sipas fjalëve të këtij vargu.

Ka kohë kur Ai do të vendosë dikë përballë nesh, i cili ka pikërisht atë që jemi duke kërkuar, thjesht për të parë si do të përgjigjemi. Derisa të kalojmë testin e “Jam i lumtur për ty sepse je i bekuar”, nuk do të kemi asnjëherë më shumë nga sa kemi tani.

Nëse i keni kërkuar Perëndisë diçka dhe Ai nuk ua ka dhënë akoma, të jeni të sigurt që Ai nuk po ua mban. Ai thjesht kërkon që të jeni të sigurt se keni hequr çdo xhelozi dhe e keni bërë Atë prioritet.

Perëndia do që ne të kemi sukses në çdo gjë. Ai do që njerëzit të shohin mirësinë e Tij dhe sa mirë kujdeset Ai për ne. Ne duhet të dëshirojmë Perëndinë më tepër sesa bekimet e Tij.


Lutje

Perëndi, unë dua të më tregosh fushat e jetës time ku unë jam i mbushur me xhelozi dhe lakmi dhe më ndihmo të vendos në rregull prioritetet e mia. Unë dua të të dëshiroj Ty më tepër sesa bekimet e tua.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon