Sepse m’u hap një derë e madhe dhe efikase [për shërbesë], dhe kundërshtarë ka shumë. (1 KORINTASVE 16:9)
Ndonjëherë e vetmja mënyrë për të zbuluar vullnetin e Perëndisë është të praktiko‑ jmë atë që unë e quaj “ dil jashtë dhe zbuloje.” Nëse jam lutur për një situatë dhe ende nuk e di se çfarë duhet të bëj, unë thjesht hedh një hap besimi. Perëndia më ka treguar se t’i besosh Atij është si të qëndrosh përpara një dere automatike në një supermarket. Ne mund të qëndrojmë dhe ta shohim atë derë gjithë ditën, por ajo nuk do të hapet derisa të hedhim një hap përpara dhe kështu të nxisim mekanizmin që të hapet.
Ka raste në jetë kur ne duhet të bëjmë një hap përpara për të gjetur, në një mënyrë ose në tjetrën, se çfarë duhet të bëjmë. Disa dyer hapen sapo hedhim një hap besimi dhe të tjerat kurrë nuk hapen pavarësisht se çfarë bëjmë. Kur Zoti hap derën, atëherë kaloni përmes saj. Nëse Ai nuk e hap derën, atëherë kënaqu të mar‑ rësh një drejtim tjetër. Por mos lejoni që frika t’ju kapë në pasivitet të plotë.
Në vargun për sot, Pali përmend derën e mundësive para tij, por ai gjithashtu përmend “shumë kundërshtarë”, kështu që ne duhet të jemi të sigurt se nuk e ngatërrojmë kundërshtimin me një derë të mbyllur.
Pali dhe bashkëpunëtorët e tij, Sila dhe Barnaba, nuk u ulën të prisnin që një engjëll të shfaqej ose të vinte një vegim nga qielli, ndërsa ata po kërkonin vullnetin e Perëndisë. Ata bënë hapa në drejtimin që ata mendonin se ishte i drejtë. Shumë herë Zoti i hapi dyert për ta, por kishte raste kur Ai mbylli dyert. Kjo nuk i dekurajoi ata, por ata thjesht vazhduan të ecin përpara me besim, duke kërkuar atë që Perëndia donte që ata të bënin
FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Ecni me guxim nëpër dyert që Zoti ju hap, dhe mos u dekurajoni kur Ai mbyll një të tillë.