Të qënit një do të thotë të shijoni njëri-tjetrin

të qënit një do të thotë të shijoni njëri-tjetrin

(…duhet të ndieni për të gjithë nderimin që përfshin: ta respektoni, ta nderoni, vlerësoni, çmoni dhe në kuptimin njerëzor ta adhuroni, që do të thotë, ta admironi, çmoni, t’i përkushtoheni, ta doni fort dhe ta shijoni bashkëshortin tuaj.) – 1 Pjetër 3:2

Mund ta shijoni martesën tuaj kur filloni të shijoni njëri-tjetrin. A e dini që Perëndia nuk ju vendosi bashkë për të qënë të mjerueshëm? Nuk ju bashkoi që të ziheni, trazoni apo të ndryshoni njëri-tjetrin.

Bibla thotë specifikisht që një grua duhet ta shijojë bashkëshortin e saj, por unë mendoj që ky varg aplikohet për të dyja anët e një martese. Megjithatë, rrallë herë dëgjoj një grua të thotë: “E di çfarë? Unë e shijoj burrin tim.” Apo të dëgjoj një burrë të thotë: “Unë e shijoj gruan time.”

Në martesë, Perëndia do që ne ta shijojmë njëri-tjetrin. Ai do që ju të qeshni dhe të kënaqeni së bashku. E kuptoj që nuk është gjithmonë e thjeshtë. Martesa ka sfidat e saj; por pavarësisht ndryshimeve që keni, kërkojini Perëndisë t’ju tregojë gjërat e mrekullueshme për bashkëshortin tuaj. I kërkoni atij t’ju ndihmojë të shikoni partnerin tuaj me sytë e tij, sepse ai e do dhe vdiq për të njësoj si për ty.

Kur e shikoni njëri-tjetrin sipas këndvështrimit të Perëndisë, gëzimi do të mbushë zemrën tuaj dhe do të jeni në gjendje të shijoni partnerin tuaj.


Lutje

Perëndi, unë dua ta shijoj partnerin tim. Edhe kur martesa vështirësohet, më ndihmo të gjej gëzim dhe të kënaqem me të duke e parë me sytë e tu.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon