duke harruar veten

U kryqëzova bashkë me Krishtin; por rroj; jo më unë, po Krishti rron në mua; por ajo që tani jetoj në mish, e jetoj në besimin e Birit të Perëndisë, që më deshi dhe dha veten për mua. – Galatasve 2:20

Pali tha që u kryqëzua bashkë me Krishtin. Me fjalë të tjera, ai nuk po mendonte më për veten por të jetonte për Perëndinë. Ne inkurajohemi të bëjmë të njejtën gjë.

Tani mund të jeni duke pyetur veten: “Po unë? Kush do të kujdeset për mua?” Zakonisht është ky mendim që na ndalon të jetojmë ashtu si Perëndia do.

Është e lehtë të mendojmë për atë që duam, mendojmë dhe ndjejmë, por të jetojmë për veten është në fakt irrituese, mënyrë boshe e të jetuarit. Liria që vjen kur përqëndrohemi tek Perëndia dhe gjërat që mund të bëjmë për të tjerët, është e mrekullueshme; sjell liri nga frika e të pasurit ato që kemi nevojë apo duam.

Sekreti i të pasurit gëzim është të jepni jetën më shumë sesa ta mbani. Kur e largoni fokusin nga vetja dhe e hidhni tek Perëndia, Ai mund t’ju tregojë si të jetoni një jetë me kuptim të vërtetë.

Ju inkurajoj të filloni ditën duke ia përkushtuar veten Perëndisë. Kur bëni këtë, Ai është besnik dhe do t’ju ndihmojë të jetoni një jetë të perëndishme.


Lutje

Zot, të ofroj sytë e mi, veshët, gojën, duart, këmbët, zemrën, financat, dhuntitë, talentet, aftësitë, kohën, energjinë time; gjithë veten time! Unë nuk dua të jetoj për veten, unë dua të jetoj për Ty.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon