Një sfidë në ditë

një sfidë në ditë

A nuk të urdhërova unë? Ji i fortë dhe trim: mos ki frikë dhe mos u thyej, sepse Zoti, Perëndia yt, është me ty kudo që të shkosh. – Jozueu 1:9

Ju inkurajoj fort që të përballeni me sfidat tuaja nga një në ditë. Të shikojmë shumë larg, thjesht na trullos. Besimi në Perëndinë kërkon që të besojmë se Ai na jep “bukën e përditshme”; kjo do të thotë që do të marrim çfarë na nevojitet ashtu si na nevojitet dhe zakonisht jo më përpara.

Ndonjëherë sfidat mund të duken të pamundura dhe trullosëse, por Perëndia është gjithmonë me ne. Thjesht kemi nevojë të jemi të guximshëm dhe të marrim forcën që Ai na jep. Mbani mend që Perëndia do t’ju japë hirin për të bërë atë që ju duhet sot, prandaj është e rëndësishme të jetoni të tashmen, më shumë sesa të shqetësoheni për të nesërmen.

Ky parim zbatohet në shumë fusha të tjera të jetës; larja e borxheve, pastrimi dhe organizimi i shtëpisë, zgjidhja e problemeve martesore, disiplinimi i fëmijëve, të shkoni në punë në orar apo të përfundoni një projekt në kohë. Çfarëdo që keni nevojë në jetë, mund t’ia dilni.

Filipianëve 4:13 thotë se jeni gati për çdo gjë dhe për gjithçka sepse Perëndia ju jep forcë. Asgjë nuk është shumë për ju sepse Ai është në anën tuaj.


Lutje

Perëndi, edhe kur sfidat përpara meje duken të pamundura, e di që mund t’i përballoj për çdo ditë sepse Ti je me mua. Unë marr forcën Tënde sot.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon