Shkëlqeni si Danieli

shkëlqeni si Danieli

Danieli shkëlqente mbi prefektët dhe satrapët e tjerë, sepse ai kishte një frymë më të lartë, dhe mbreti mendonte ta vendoste mbi tërë mbretërinë. – Daniel 6:3

Danieli është një burrë në Bibël që njihet si dikush me “frymë të shkëlqyer.” Ai jetoi të përlëvdonte Perëndinë me jetën e vet, pa menduar sa shumë do t’i kushtonte.

Danieli e donte Perëndinë dhe ishte i palëkundur në përkushtimin e tij për t’i shërbyer. Si rezultat, Perëndia i dha hir përpara mbretit, që çoi në ngritjen në detyrë të tij mbi gjithë prefektët. Por përkushtimi i tij ndaj Perëndisë u vu në provë.

Drejtuesit e tjerë nuk e pëlqenin që mbreti e favorizonte Danielin. Kështu ata e manipuluan mbretin që të firmoste një dekret ku të gjithë ndaloheshin t’i luteshin ndonjë perëndie përveç mbretit, për tridhjetë ditë. Nëse shkelje dekretin, hidheshe në gropën e luanëve.

Danieli nuk i kushtoi rëndësi këtij dekreti, ishte më tepër i shqetësuar që të mbante përkushtimin e tij ndaj Perëndisë. Nëse e dini historinë, ju e dini si Perëndia e mbrojti dhe u lavdërua në fund.

Dua t’ju inkurajoj të jetoni me të njejtin frymë shkëlqimi. Të jeni të vendosur të jetoni për Perëndinë në çdo fushë të jetës tuaj. Ndërsa veproni kështu, do të përmbushni qëllimin tuaj të vërtetë dhe do të përlëvdoni Perëndinë në gjithçka që bëni, si Danieli.


Lutje

Zot, unë e përkushtoj veten për një jetë të shkëlqyer, ashtu si Danieli. Vendos një “frymë të shkëlqimit” në mua, që unë të të shërbej me gjithë zemrën time.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon