Perëndia hap dhe mbyll dyer

…këtë thotë i Shenjti, i Vërteti, ai që ka çelësin e Davidit, ai që hap dhe askush nuk mbyll; dhe mbyll dhe askush nuk hap. – Zbulesa 3:7

Kur kalojmë kohë të vështira në jetën tonë, duam të dëgjojmë qartë prej Perëndisë. Nuk është e thjeshtë të dallojmë zërin e Tij nga arsyetimi ynë emocional. Unë kam mësuar nga përvoja ime që Perëndia hap dyer mundësish që askush nuk mund t’i mbyllë, dhe Ai mund të mbyllë dyer që askush nuk mund t’i hapë.

Kam kaluar shumë vite duke u përpjekur t’i bëj gjërat të ndodhin me forcën time. Rezultati ishte acarim dhe zhgënjim. Kuptova që kur varemi nga Perëndia, Ai do të na jape hir dhe do t’i lehtësojë gjërat ndërsa ne kërkojmë Atë dhe kohën e Tij të përsosur. Ai na drejton të marrim hapa një nga një. Nëse hidhni një hap përpara në drejtimin e gabuar, Ai do t’jua tregojë përpara se të shkoni shumë larg.

Mendimet e Tij janë më të larta se mendimet tuaja. Ai shikon fundin që nga fillimi. Gjithë rrugët e Tij janë të drejta dhe të sigurta. Ai e di çfarë duhet për jetën tuaj dhe mund ta realizojë. Dëgjoni zërin e Tij dhe nuk do të gënjeheni.

Lutje

Perëndi, të besoj Ty të hapësh dyer në jetën time dhe të mbyllësh të gabuarat. Edhe kur nuk e di çfarë duhet të bëj, unë kam besim që mund të dëgjoj prej Teje dhe të ndjek vullnetin Tënd.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon