Përditë unë po vdes

përditë unë po vdes

(Ju siguroj) Përditë unë po vdes (çdo ditë përballem me vdekjen) për shkak të mburrjes për ju (për bashkësinë dhe unitetin me Krishtin), që kam në Krishtin Jezus, Zotin tonë. – 1 Korintasve 15:31

Egoizmi nuk është një sjellje e mësuar, ne kemi lindur me të. Por kur pranojmë Jezusin si Shpëtimtar, Ai vjen të jetojë në frymën tonë, dhe ndërsa mësojmë të “vdesim” dhe të ndjekim udhëheqjen e Frymës së Shenjtë, atëherë mund të mposhtim egoizmin. Ndoshta nuk do të largohet plotësisht, por i Madhi brenda nesh na ndihmon ta mposhtim çdo ditë (Galatasve 5:16).

Unë nuk e kam mposhtur egoizmin plotësisht, dhe dyshoj që ndonjë ta ketë bërë. Edhe apostulli Pal, një nga të krishterët më të mëdhenj që ka jetuar, kishte vështirësi të mposhtte egoizmin. Të mësonte të jetonte pa egoizëm, ishte një udhëtim për të, ashtu si për të gjithë. Ai tha që duhet të “vdiste” çdo ditë.

Jemi thirrur për të njejtën jetë sepse nuk mund të jetojmë me egoizëm dhe të presim të bëjmë një ndryshim. Duhet të vdesim çdo ditë. Zakonisht nuk është e lehtë, por Perëndia do të na japë gjithmonë hirin e Tij për të bërë çfarë është e drejtë kur mbështetemi tek Ai. Dhe e vërteta është që, një jetë pa egoizëm është mënyra më e mirë për më tepër drejtësi, paqe dhe gëzim çdo ditë!


Lutje

Zot, unë nuk jam i përsosur, por e di që mund të vdes çdo ditë ndërsa Ti më jep forcë. Më trego si të mposht egoizmin që Ti të jetosh përmes meje.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon