edhe armiku ka një plan

Jini të kthjellët, vigjiloni; sepse kundërshtari juaj, djalli, sillet rreth e qark si një luan vrumbullues, duke kërkuar cilin mund të përpijë. – 1 Pjetër 5:8

Perëndia ka një plan për jetën tuaj, por edhe djalli ka një plan. Si rezultat, Bibla thotë që kemi nevojë të jemi të kthjellët (në mendje dhe të përmbajtur), të jemi vigjilentë dhe të kujdesshëm gjithë kohën.

Të jemi të përmbajtur do të thotë të jemi të “disiplinuar,” të kthjellët do të thotë “seroizë,” vigjilent do të thotë “të vendosur” dhe të kujdesshëm do të thotë “të bëjmë kujdes.” Duhet të jetojmë kështu gjithë kohën. Kjo është serioze.

Por duhet të bëhemi seriozë të luftojmë armikun. Kurdo që Perëndia ju tregon një fushë në jetë ku armiku po ju sulmon, nuk është koha për të ndenjur ulur dhe të mos bëni asgjë. Është koha për të qënë seriozë dhe të luftoni Satanin.

Plani i Perëndisë për ju është të jeni më shumë se fitimtarë në Krishtin. Nuk kemi përse të jetojmë në skllavërinë e planit të armikut. Mund të vendosni tani çfarë keni nevojë të bëni. Bëhuni seriozë me Perëndinë, ndiqni nxitjet e Frymës së Shenjtë dhe qëndroni gati për të kundërshtuar armikun. Zgjidhni sot të ndiqni planin e Perëndisë për jetën tuaj, jo të Satanit, dhe ju do të mposhtni armikun në çdo lëvizje.


Lutje

Perëndi, unë zgjedh planin Tënd, jo të armikut. Më trego fushat ku ai po më sulmon dhe më drejto ta mposht atë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon