lejoni Perëndinë të ngrejë peshat e rënda

lejoni Perëndinë të ngrejë peshat e rënda

Unë jam hardhia, ju jeni shermendet; kush qëndron në mua dhe unë në të, ai jep shumë fryt (në mbushulli), sepse pa mua (larg bashkësisë me Mua) nuk mund të bëni asgjë. – Gjoni 15:5

Një nga gjërat më të rëndësishme që kam mësuar është të lejoj Perëndinë të ngrejë peshat e rënda. Shumë herë ne shikojmë çfarë nuk shkon mirë me veten tonë dhe përpiqemi ta rregullojmë nëpërmjet forcës tonë, por nuk do të jetë asnjëherë mirë mjaftueshëm. Jezusi tha tek Gjoni 15:5 se pa Atë…nuk mund të bëjmë asgjë.

Mund të përpiqemi të jemi mjaftueshëm për veten, por kemi nevojë të lejojmë Perëndinë të derdhë hirin dhe aftësinë që na duhet për të bërë çfarë kemi nevojë. Forca e vullnetit dhe vendosmëria do të na ndihmojnë të fillojmë, por zakonisht nuk zgjasin shumë dhe përfundojmë në mes të një rrëmuje.

Mund të mësojmë të shijojmë jetën për të cilën Jezusi vdiq, duke e bërë Perëndinë të përfshihet në çdo aspekt të asaj jete. Jezusi tha: “Ejani tek unë, o të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju çlodh.” (Mateu 11:28).

Nuk mund të funksionojmë pa Perëndinë. Dhe me Të, ne mund të thyejmë çdo zakon të keq apo varësi, tepricën në ushqim, abuzimin, keqmenaxhimin e kohës, problemet me inatin, çfarëdo qoftë. Jezusi është më i madh se çdo problem që keni.


Lutje

Perëndi, e di që nuk jam asgjë pa Ty, prandaj të ftoj në çdo fushë të jetës sime. Të lejoj Ty të ngresh peshat e rënda, duke të ndjekur dhe të besuar Ty çdo ditë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon