kujdesi për trupin tuaj

kujdesi për trupin tuaj

Sepse u bletë me një çmim (blerë me çmim të shtrenjtë, na ka bërë të Tijët)! Përlëvdoni Perëndinë, pra, me trupin tuaj dhe frymën tuaj, që i përkasin Perëndisë. – 1 Korintasve 6:20

Disa nga ne nuk kanë mësuar si ta trajtojnë trupin e tyre me kujdesin e duhur. Për ta ndryshuar këtë, duhet të përballemi me tre pengesat më të mëdha të një jete të shëndetshme.

Ne nuk dimë si të kujdesemi për trupat tanë. Dietat e këqija, informacioni i gabuar dhe ushqimet e shpejta i kanë ngatërruar njerëzit se si dietat duhet të jenë dhe si të hanë ushqimet e duhura me sasinë e duhur.

Pikëpamja e trupit tonë është shtrembëruar nga media dhe reklamat. Jemi bombarduar me ideale të paarritshme të bukurisë, ndërkohë që obeziteti është kaq i përhapur saqë shihet si normale. Kemi nevojë të zbulojmë si duket një person i shëndetshëm.

Ushtrimet janë vjetëruar. Kemi krijuar mjaftueshëm rehati sa kemi filluar të jetojmë pa bërë fare ushtrime. As nuk ecim më tani për të shkuar diku! E vërteta është që një pjesë e mirë e mirëqënies tonë varet nga aktiviteti fizik.

Nëse keni vështirësi me kalimin e këtyre pengesave, merrrni një vendim që nuk do të mposhteni. Perëndia na thotë t’i trajtojmë trupat tanë mirë dhe Ai gjithmonë do të na ndihmojë për të bërë gjërat që Ai na thotë. Merrni një vendim sot të mbështeteni në fuqinë e Perëndisë dhe të filloni një stil jetese të shëndetshëm.


Lutje

Perëndi, unë dua të të nderoj Ty duke u kujdesur për trupin tim dhe të kem një stil jetese të shëndetshëm. Unë besoj që mund të bëj ndryshime me anë të fuqisë Tënde që punon në mua.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon