mbushuni me Frymën e Shenjtë dhe bëni të mirë

Të gjithë e dimë që Satani na tundon të mëkatojmë dhe në një mënyrë mund të themi që edhe Perëndia “na tundon.”

mbushuni me Frymën e Shenjtë dhe bëni të mirë

…por mbushuni me Frymën e Shenjtë. – Efesianëve 5:18

Të gjithë e dimë që Satani na tundon të mëkatojmë dhe në një mënyrë mund të themi që edhe Perëndia “na tundon.” Perëndia tundon, ose na nxit të bëjmë të mirë. Kur Ai e bën këtë gjë, Satani sulmon mendjet tona, duke na bërë t’i largohemi. Kur biem në këtë kurth, ai vjedh prej nesh mundësinë për të bërë mirë dhe të bekohemi.

Duket sikur arrijmë t’i rezistojmë tundimit për të bërë të mirë më shumë sesa t’i rezistojmë tundimit për të bërë gabim. Nuk ka përse të ndodhë kështu.

Jakobi 4:7 na thotë t’i nënshtrohemi Perëndisë, të kundërshtojmë djallin dhe ai do të arratiset prej nesh! Është e dyanshme. Nuk mund t’i rezistojmë djallit pa iu nënshtruar Perëndisë. Nuk mund t’i nënshtrohemi Perëndisë pa i rezistuar djallit.

Efesianëve 5:18 na thotë të mbushemi me Frymën e Shenjtë. Kur mbusheni me Frymën e Shenjtë, i nënshtroheni Perëndisë dhe mund t’i rezistoni djallit dhe të fitoni betejën.


Lutje

Perëndi, më mbush me Frymën e Shenjtë. Unë e nënshtroj veten time tek Ty dhe dua të ndjek nxitjet e Frymës së Shenjtë për të bërë të mirë dhe të jem bekim për të tjerët.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon