Jetoni në paqe me të gjithë

Mësimi i rëndësishëm që unë kam marrë është të “përthyhem që të mos thyhem.”

jetoni në paqe me të gjithë

Po të jetë e mundur dhe për aq sa varet prej jush, jetoni në paqe me të gjithë njerëzit. – Romakëve 12:18

Mësimi i rëndësishëm që unë kam marrë është të “përthyhem që të mos thyhem.” Bibla thotë të përshtatemi me të tjerët. Dhe për sa varet prej jush, të jetoni në paqe me të gjithë njerëzit (Romakëve 12:16, 18).

Përpara se ta bëja Fjalën e Perëndisë prioritet në jetën time dhe të vendosja të jetoja një jetë në bindje, e bëja gjithçka sipas mënyrës time. Nuk përshtatesha, doja që gjithë të tjerët të përshtateshin me mua. Sigurisht, rezultati ishte stërmundim dhe stres.

Tani kam mësuar të përthyhem. Nuk është gjithmonë e thjeshtë të heqësh dorë dhe t’i bësh gjërat ndryshe nga ç’ishin planifikuar, por është më e thjeshtë sesa të qëndrosh i mërzitur dhe i mjerueshëm.

Nëse doni të keni paqe në marrëdhëniet tuaja, do të duhet të jeni të gatshëm për të qënë elastikë. Të vazhdoni sipas mënyrës tuaj, thjesht do të lëndoheni dhe do të ofendoni ata që ju rrethojnë. Kur merrni zemër në inkurajimin e Palit për të jetuar në paqe më të gjithë, Fryma e Shenjtë do të mbushë marrëdhëniet tuaja me gëzim dhe paqe.


Lutje

Frymë e Shenjtë, më ndihmo të përthyhem që të mos thyhem. Unë dua paqen tënde në marrëdhëniet e mia, prandaj zgjedh të jem elastik sot.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon