Përballja me të vërtetën, e bën jetën më të lumtur

Përballja me të vërtetën, e bën jetën më të lumtur

Hetoni veten tuaj a jeni në besim; provoni veten tuaj! Apo nuk e njihni veten tuaj se Jezu Krishti është në ju? – 2 Korintasve 13:5

Askush nuk mund të çlirohet nga një problem nëse nuk janë të gatshëm të pranojnë që e kanë. Një i alkoolizuar, përdorues i lëndëve narkotike apo gjithkush që ka humbur kontrollin e jetës së vet është i detyruar të vuajë derisa të jetë në gjendje të thotë: “Unë kam një problem dhe kam nevojë për ndihmë.”

Edhe pse problemet tona mund të na kenë ardhur për shkak të diçkaje që është bërë kundër vullnetit tonë, ne nuk kemi përse ta lejojmë problemin të na udhëheqë, të rritet dhe të marrë kontroll mbi gjithë jetën tonë. Përvojat tona në të shkuarën mund të na kenë bërë të ndihemi kështu, por nuk kemi përse të qëndrojmë ashtu. Mund të marrim inisiativën për të ndërmarrë hapa pozitivë që do t’i ndryshojnë gjërat, dhe mund ta bëjmë me shumë ndihmë nga Fryma e Shenjtë.

Cilido qoftë problemi juaj, duhet të përballeni me të vërtetën dhe të supozoni disa përgjegjësi personale. Bibla thotë që duhet të vlerësojmë veten. Mund të duket e frikshme, por Jezus Krishti është në ju dhe mund të t’ju ndihmojë të përballoni çdo problem dhe sfidë.

Përballeni të vërtetën, mund të jetë fillimi i një jete më të lumtur!


Lutje

Frymë e Shenjtë, unë nuk dua të jetoj në mohim dhe në frikë për problemet e mia. Unë zgjedh të vlerësoj veten dhe t’i shkoj deri në fund këtyre sfidave sepse e di që Ti mund të më ndihmosh t’ia dal dhe të kem një jetë më të lumtur.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon