sikurse keni besuar

sikurse keni besuar

Dhe Jezusi i tha kryeqindësit: “Shko dhe t’u bëftë ashtu si besove!” Dhe shërbëtori i tij u shërua që në atë çast. – Mateu 8:13

Shumë vitë më parë kam qënë shumë negative për shkak të abuzimit shkatërrues që kisha përjetuar në të shkuarën time. Rezultati ishte që prisja që njerëzit të më lëndonin dhe ata e bënë. Unë prisja që njerëzit të mos ishin të ndershëm, dhe nuk ishin. Kisha frikë të besoja që mund të ndodhte diçka e mirë.

Mendoja se po mbroja veten nga lëndimet duke pritur që të mos ndodhte asgjë e mirë. Kur fillova të studioja Fjalën dhe t’i besoja Perëndisë që të restauronte jetën time, fillova të kuptoja që gjithë negativiteti im duhet të largohej.

Tek Mateu 8:13, Jezusi thotë se do të bëhet si ke besuar. Unë besoja që gjithçka ishte negative, prandaj më ndodhën shumë gjëra negative. Vendosa të kërkoja që të më ndodhnin gjëra pozitive, prandaj fllova të vendosja besimin tim tek Perëndia, duke besuar që Ai do të bënte gjëra pozitive në jetën time dhe me kohën, mora rezultate pozitive!

A po përjetoni gjëra negative vazhdimisht dhe pyesni veten përse? Ndoshta duhet të filloni të besoni gjëra të ndryshme. Filloni t’i besoni Perëndisë dhe besoni për më të mirën. Pastaj shikoni ndërsa Ai punon sipas besimit tuaj.


Lutje

Frymë e Shenjtë, unë dua të largoj gjithë negativitetin dhe të filloj të besoj për gjëra më të mira. Më ndihmo të trazoj besimin tim, duke besuar që Ti mund të bësh gjëra të mëdha në jetën time.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon