Falja: rruga për në paqen dhe gëzimin e vërtetë

falja: rruga për në paqen dhe gëzimin e vërtetë

Por ju t’i doni armiqtë tuaj, bëni të mirë dhe jepni hua pa pasur shpresë për asgjë, dhe shpërblimi juaj do të jetë i madh dhe ju do të jeni bijtë e Më të Lartit, sepse ai është dashamirës me mosmirënjohësit dhe të ligjtë. – Luka 6:35

Disa vite më parë dikush më tregoi për një person që po e kthente shërbesën tonë në biznes. Miku im ndodhej në të njejtin restorant, i ulur në tavolinën ngjitur dhe dëgjoi bisedën e tyre, që kishte të bënte me mua dhe nuk po flisnin gjëra të mira.

Në fillim u inatosa dhe thjesht doja t’i thoja që nuk do të ishte më pjesë e jona. Atë mbrëmje, Fryma e Shenjtë më tha: “Nuk do të bësh asgjë nga ato që po mendon.” Ai tha: “Jo, do të bësh atë që u mëson të tjerëve. Do t’i blesh një dhuratë dhe do t’i thuash atij sa shumë e vlerëson gjithë shërbesën e tij në këto vite.”

Nuk ishte e thjeshtë, por Perëndia më dha hirin t’i bindem drejtimit të Tij dhe të jem një bekim për këtë njeri.

Më kujtohet se që në momentin që fillova të bëja diçka të mirë për këtë person, fillova të ndieja kënaqësi.

Kur fillojmë të shikojmë me dhembshuri njerëzit që na kanë lënduar, bëhet një festë e madhe përbrenda nesh për shkak të gëzimit të Perëndisë që mbush shpirtin tonë.

Pra, kë mund të falni sot dhe të bëni diçka të mirë për të? Praktikoni faljen dhe ndiqni rrugën që drejton për në paqen dhe gëzimin e vërtetë!


Lutje

Perëndi, unë kam nevojë për hirin tënd që t’i bindem Fjalës Tënde dhe të bëj të mirë për ata që më kanë lënduar. E di që ndërsa i fal dhe i bekoj, Ti do të më shpërblesh me paqe dhe gëzim në shpirtin tim.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon