Fryma e Shenjtë Di Çfarë të Bëjë

Fryma e Shenjtë Di Çfarë të Bëjë

Por, kur të vijë ai, Fryma e së Vërtetës (Fryma dhënëse e së Vërtetës), do t’ju prijë në gjithë të vërtetën (të Vërtetën e plotë), (GJONI 16:13)

Kur Perëndia dërgon Frymën e Tij të Shenjtë të punojë në jetët e njerëzve, Ai ndëshkon mëkatin, jo mëkatarët. Përmes Fjalës së Tij, ne shohim qartë provën e dashurisë së Tij për individët dhe dëshirën e Tij për të ushqyer njërëzit që ata të lënë mëkatin dhe të lëvizin drejt planeve të Tij të mëdha për jetët e tyre. Asnjëherë nuk duhet të kemi frikë ta lëmë Atë të na tregojë dhe të na flasë për çfarë po bëjmë gabim.

Fryma e Shenjtë jeton brenda nesh. Puna e Tij është të na drejtojë ne, të na mësojë , të na ndihmojë në lutje, të na ngushëllojë, të na bindë për mëkat, dhe në ta udhëheqë ne në përmbushjen e planit të Perëndisë për jetët tona.

Ne mund t’i besojmë Frymës së Shenjtë sepse Ai e di saktësisht çfarë kemi nevojë të bëjmë në jetën tonë dhe kohën e duhur për këtë . Ti mund të thuash ne jemi të thyer dhe Ai e di se si të na “rregullojë” ne.

Jam e sigurtë se Fryma e Shenjtë po punon në ty dhe me ty në disa fusha të jetës ashtu siç po bën me të gjithë ne. Unë ju inkurajoj t’i nënshtroheni Atij plotësisht sepse Ai e di çfarë është duke bërë dhe do ta bëjë saktësisht siç duhet. Nëse njerëzit përpiqen të na rregullojnë ne ose ne përpiqemi të rregullojmë veten shpesh ne vetëm i përkeqësojmë gjërat, por Fryma e Shenjtë punon në mënyra misterioze për të kryer mrekullitë e Tij. Ne mund të mos i kuptojmë gjithmonë ose të pëlqejmë çfarë Ai po bën, por në fund rezultati do të jetë i lavdishëm. Relaksohu, shijoje ditën, dhe falendero Perëndinë që Ai po punon në ty.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Dorëzojuni Perëndisë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon