Prisni për urtësinë e Perëndisë

prisni për urtësinë e Perëndisë

Pa një udhëheqje të urtë populli bie, por ka shpëtim në numrin e madh të këshilltarëve. – Fjalët e Urta 11:14

Shpesh njerëzit më pyesin “Si mund ta di me siguri që po eci në Të Vërtetën e Perëndisë apo po eci sipas ndjenjave të mia dhe emocioneve?” Unë besoj që përgjigjja gjendet në durim.

Emocionet na nxisin të nxitojmë, duke na thënë që duhet të bëjmë diçka dhe duhet ta bëjmë tani! Urtësia e Perëndisë na thotë të presim derisa të kemi një pamje të qartë të asaj që duhet të bëjmë dhe kur duhet ta bëjmë. Urtësia e Perëndisë na thotë të kërkojmë udhëheqje dhe këshillim përpara se të nxitojmë në vendime.

Duhet të jemi në gjendje të zmbrapsemi dhe të shikojmë situatat nga pikëpamja e Perëndisë. Kemi nevojë të marrim vendime bazuar në atë që dimë dhe jo në atë që ndiejmë. Kemi nevojë për urtësinë e Tij dhe urtësinë e personave të besuar që Ai ka vendosur në jetën tonë.

Kur përballeni me ndonjë vendim të vështirë, prisni derisa të keni një përgjigje të qartë përpara se të hidhni një hap për të cilin do të pendoheni. Emocionet janë të mrekullueshme, por nuk duhen lejuar të marrin përparësi mbi urtësinë dhe njohurinë. Kërkoni udhëheqjen e Perëndisë dhe lejojeni t’ju tregojë çfarë duhet të bëni.


Lutje

Perëndi, unë nuk dua të nxitoj për të marrë vendime dhe të udhëhiqem nga emocionet e mia. Unë përkushtohem të kërkoj udhëheqjen tënde të urtë për zgjedhjet që bëj.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon