Gjeni forcën për të mposhtur tundimet që përballni

gjeni forcën për të mposhtur tundimet që përballni

Atëherë Jezusi u tha dishepujve të vet: “Është e pamundur që të mos vijnë skandale (kurthe që çojnë në mëkat)…” – Luka 17:1

Tundimet kanë qënë një problem serioz që nga fillimi i kohës dhe është akoma një pjesë reale e jetës tonë sot. Ju pëlqen apo jo, ne të gjithë duhet të përballemi me këtë. Tek Luka 17:1, Jezusi tha se është e pamundur që të mos vijnë skandale.

Përse duhet të përballemi me tundimin? Sepse fuqizon besimin tonë, apo muskujt tanë frymërorë. Nëse nuk do tëna duhej të përballeshim me tundimin, nuk do ta njihnim kurrë fuqinë tonë. Për të zhvilluar fuqinë, duhet të kalojmë të gjithë llojet e sprovave, të mëdha apo të vogla.

Te Luka 4, na tregohet si Satani tundoi Jezusin, duke shpresuar të gjente njëpjesë dobësie për ta pushtuar. Jezusi qëndroi i fortë dhe e mposhti armikun. Ju inkurajoj të bëni atë që Jezusi bëri kur Ai u tundua. Ai shkoi drejt e te Fjala e Perëndisë. Perëndia e dinte që më parë që Jezusi do ta kalonte testin dhe Ai ka besim edhe tek ne, duke e ditur që do të ndjekim shembullin e Jezusit, do të mposhtim çdo tundim dhe të kalojmë çdo sprovë.


Lutje

Perëndi, të falenderoj që më ndihmon të rezistoj dhe të mposht tundimet e armikut. Kur të vijnë tundimet, unë do të shkoj drejt e te Fjala jote dhe të përdor të vërtetën tënde për të qënë fitimtar.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon