Gjëra Të Vogla, Gjëra Të Mëdha

Gjëra Të Vogla, Gjëra Të Mëdha

Më bëj të ndiej mirësinë tënde në mëngjes, sepse unë kam besim te ti; më trego rrugën nëpër të cilën duhet të eci, sepse unë e lartoj shpirtin tim drejt teje. (PSALMI 143:8)

Një nga mënyrat se si mësova t’i besoja Perëndisë dhe të dëgjoja zërin e Tij në ngjarjet dhe vendimet e mëdha në jetën time ishte ta dëgjoja Atë në gjërat e vogla. Një herë Dejvi dhe unë u bëmë gati të shikonim një film me disa anëtarë të familjes, por nuk mundëm ta gjenim telekomandën. Ne nuk dinim si ta luanim filmin pa të, kështu që të gjithë e kërkuan me zell, por sërisht nuk e gjetëm dot.

Unë vendosa të lutem. Ndaj në heshtje thashë në zemrën time, “Frymë e Shenjtë, të lutem më trego ku është telekomanda.” Menjëherë, mendova për tualetin – dhe atje e gjetëm telekomandën.

E njëjta gjë më ka ndodhur me çelësat e makinës. Kontrollova kudo, por asgjë. Më pas u luta, dhe në frymën time i pashë çelësat në ndenjësen e parë të makinës time, që është saktësisht vendi ku ishin realisht.

Këto dy histori janë shembuj për një dhuratë të Frymës së Shenjtë e quajtur “fjalë njohurie” (1Korintasve 12:8) Perëndia më dha mua fjalë njohurie lidhur me telekomandën dhe ngatërresën me çelësat. Kjo dhunti dhe të tjera janë në dispozicion për këdo që është i mbushur me Frymën e Shenjtë. Dhuntitë i jepen besimtarit për ta ndihmuar në jetën natyrore të përditshme në mënyra mbinatyrore.

Perëndia na do neve. Ai kujdeset mjaftueshëm të na flasë ( në rastin tim, “e folura” e Tij ishte të më jepte një mendim për telekomandën dhe të më tregonte një pamje për të gjetur çelësat e makinës time) për gjërat e vogla të jetës tonë. Vetëm mendoni se sa i etur duhet të jetë Ai për të na folur edhe për gjërat më të mëdha.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Mbaj mend që Perëndia kujdeset kaq shumë për ty saqë ai dëshiron të të flasë dhe për gjërat e vogla të jetës tënde.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon