Një zemër e përsosur

një zemër e përsosur

Në të vërtetë sytë e Zotit përshkojnë tërë dheun për të treguar forcën e tij ndaj atyre që kanë një zemër të ndershme ndaj tij. – 2 Kronikave 16:9

Kohë mbas kohe në jetën time, Zoti më ka kujtuar që Ai nuk kërkon për performancën e përsosur prej nesh, por për zemrën e përsosur.

Shumë njerëz mendojnë se Perëndia nuk do t’i përdorë ata derisa çdo fushë e jetës tyre të jetë e përsosur. Kjo mendësi i ndalon njerëzit që të lejojnë Perëndinë t’i përdorë ata. Por Perëndia na përdor ne pavarësisht si jemi.

Ndonjëherë njerëzit ju “duan” bazuar në performancën tuaj. Nëse bëni atë që ata dëshirojnë, do t’ju pranojnë; nëse nuk e bëni, ata do t’ju refuzojnë. Dashuria e Perëndisë është e bazuar vetëm në Perëndinë. Ai ju do dhe ju pranon ashtu si jeni.

Kjo nuk do të thotë që duhet të humbasim qëndrimin tonë dhe të mos dëshirojmë të jetojmë në shenjtëri. Një person zemra e të cilit është e përsosur ndaj Perëndisë do të dëshirojë gjithmonë me zell të kënaqë Perëndinë në çdo gjë, ata e kuptojnë që Perëndia nuk do t’i refuzojë kurrë për shkak të dobësive dhe gabimeve të tyre. Ai kërkon të na dojë dhe të na ndihmojë kur jemi të dobët.

Lejoni Perëndinë t’ju dojë dhe kthejini Atij dashurinë tuaj me një zemër të përsosur!


Lutje

Perëndi, e di që Ti më do pavarësisht dobësive dhe të metave të mia. Të falenderoj për këtë dashuri dhe më jep zemër për Ty, duke e ditur se Ti mund të më përdorësh kur të ndjek Ty me një zemër të përsosur.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon