Hape Zemrën Tënde

Hape Zemrën Tënde

Jezusi u përlot. (GJONI 11:35)

Shumë njerëz nuk ndjejnë emocione të perëndishme sepse ata kanë duruar kaq shumë dhimbje në të shkuarën saqë ata thjesht i kanë “ shuar” ndjenjat. Njerëzit që refuzojnë të ndjejnë ndonjë gjë për një periudhë të gjatë kohe kanë frikë të fillojnë të ndjejnë serish sepse gjithçka që ata mbajnë mend për ndjenjat është dhimbja.

Përfundimisht, dhimbja emocionale duhet trajtuar në mënyrë që të lejojmë emocionet e perëndishme të rrjedhin në jetën tonë sërish. Të lejojmë veten të ndjejmë sërish do ta shndërrojë një zemër të ngurtë në një zemër të butë, por kjo kërkon durim dhe gatishmëri për të punuar me Perëndinë që t’i rikthejmë ato ndjenja.

Pavarësisht se çfarë e ka shkaktuar dhimbjen tënde ose sa e tmerrshme ishte, mos qëndro në skllavërinë e zemrës së ngurtë. Ata vetëm do të trajtojnë simptomat, jo rrënjët, e dhimbjes tënde. Ajo do të t’mbrojë ty nga dhimbjet e mëtejshme, por do të pengojë aftësinë tënde për të dëgjuar zërin e Perëndisë. Zemër-ngurtësia nuk është nga Perëndia; Ai na krijoi neve për të pasur ndjenja. Sipas vargut të sotëm, edhe Jezusi u përlot.

Sa herë që lejon veten të ndjesh, do të jesh i cënueshëm nga dhimbja, por do të jetë ndryshe kur ke Jezusin Shëruesin që banon brenda teje. Sa herë që lëndohesh, Ai do të jetë atje për t’u kujdesur për plagën.

Nëse ti i ke shuar emocionet e tua, të lutem kupto që ke kompromentuar aftësinë tënde për të dëgjuar zërin e Perëndisë. Hapi zemrën Atij; kërkoi Atij të zbusë zemrën tënde dhe të të shërojë që të mund të dëgjosh zërin e Tij dhe të gëzosh miqësinë intime me Të.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Nëse ti ngre mure për t’i mbajtur jashtë njerëzit nga jeta jote, do të jetosh brenda atyre mureve në burgun e vetes tënde.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon