Një Domosdoshmëri Jetike

‘’Ose bëjeni të mirë pemën dhe fryti i saj do të jetë i mirë, ose bëjeni të keqe pemën dhe fryti i saj do të jetë i keq; sepse pema njihet nga fryti. MATEU 12:33

Për besimtarin, të menduarit e drejtë është diçka kaq e rëndësishme saqë njeriu thjesht nuk mund të jetojë pa të – sikurse rrahjet e zemrës janë jetike ose presioni i gjakut është jetik. Ka gjëra pa të cilat nuk ka jetë. Burimi ynë i jetës, burimi ynë për të menduarit e drejtë, është miqësia e rregullt dhe personale me Perëndinë në lutje dhe në Fjalën.

Bibla thotë që një pemë njihet nga frytet e saj. E njëjta gjë është e vërtetë në jetën tonë. Mendimet sjellin fryt. Mendoni mendime të mira, dhe fryti në jetën tënde do të jetë i mirë. Mendoni mendime të këqija dhe fryti në jetën tuaj do të jetë i keq.

Aktualisht, ti mund të shohësh qëndrimin e një personi dhe të dini llojin e mendimit që prevalon në jetën e tij. Një person i ëmbël, i sjellshëm nuk mund të ketë mendime të këqija hakmarrëse. Por një person vërtet i keq, nuk ka mendime të mira e të dashura.

Ndërsa shkoni në ditën tuaj sot, ju inkurajoj të mendoni shëndetshëm, pozitivisht, mendime të perëndishme dhe lejojini ato të përcakojnë kursin e jetës tuaj, sepse njeriu si mendon në zemrën e vet, ashtu është ai ( Fjalët e urta 2:7)


Sa më shumë kohë të kaloni në Fjalën e Perëndisë, aq më e lehtë është të refuzoni mendimet e gabuara dhe të zgjidhni mendimet e drejta.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon